
Që prej 2017 · Kavajë, Shqipëri
ESSA INDUSTRY SHPK
Lider në konstruksione metalike dhe
sinjalistikë rrugore
Që prej vitit 2017, ESSA INDUSTRY SHPK projekton, prodhon dhe realizon konstruksione metalike, struktura industriale, sinjalistikë rrugore dhe zgjidhje të personalizuara në hekur dhe çelik për kompani, investitorë, institucione dhe sektorin privat.
Shërbimet tona

- Konstruksione Metalike
- Kapanone & Magazina Metalike
- Struktura Industriale & Publike
- Struktura Metalike të Personalizuara
- Sinjalistikë Rrugore Vertikale
- Vijëzime & Sinjalistikë Horizontale
- Barriera Mbrojtëse Rrugore
- Parapete & Kangjella për Këmbësorë
- Panele Antizhurmë
- Struktura Fotovoltaike
- Shkallë Metalike & Emergjence
- Ballkone, Parmakë & Kangjella
- Porta & Rrethime Metalike
- Mbulesa Metalike & Parkinge
- Punime në Çelik & Çelik Inox
- Post-tensionime & Sisteme me Kavo
- Kulla Metalike & Struktura për Repetitorë
- Përpunim Llamarine, Grila & Panele Metalike
- Kontenierë & Zgjidhje Metalike Logjistike
- Konstruksione për Ambiente Sportive
Projektet tona
ESSA INDUSTRY SHPK
ESSA INDUSTRY SHPK është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2017, mbi eksperiencën e një ekipi teknik të specializuar në sektorin e punimeve metalike dhe sinjalistikës rrugore.
Që prej fillimit të aktivitetit, kompania është zhvilluar duke u fokusuar në projektimin, prodhimin, përpunimin dhe montimin e konstruksioneve metalike dhe zgjidhjeve të personalizuara për sektorin industrial, ndërtimor, infrastrukturor dhe privat.
Me mbi 2200 projekte dhe punime të realizuara, ESSA INDUSTRY ka krijuar eksperiencë në një gamë të gjerë punimesh, nga konstruksionet metalike dhe strukturat industriale te ballkonet, shkallët, parapetet, kangjellat, portat, rrethimet, sinjalistika rrugore, barrierat mbrojtëse, strukturat fotovoltaike dhe projektet e personalizuara në hekur, çelik dhe çelik inox.
Kompania është aktive gjithashtu në projekte pallatesh në ndërtim, ku realizon ballkone, shkallë, parmakë dhe elementë të ndryshëm metalikë sipas kërkesave të projektit.
Çdo projekt trajtohet individualisht. Ekipi analizon kërkesën e klientit, ambientin dhe nevojat teknike përpara se të përcaktojë mënyrën më të përshtatshme të realizimit.
Nga matjet dhe planifikimi, te përpunimi, prodhimi, montimi dhe kontrolli final, çdo fazë ndiqet me seriozitet, saktësi dhe vëmendje ndaj detajit.
Cilësia, siguria në punë dhe përgjegjësia ndaj mjedisit janë pjesë e mënyrës së punës së ESSA INDUSTRY. Çdo fazë e projektit, nga përpunimi dhe prodhimi deri te montimi, ndiqet me kujdes për të siguruar një proces pune të kontrolluar dhe profesional.
ESSA INDUSTRY synon të ofrojë jo vetëm një produkt metalik, por një zgjidhje të plotë — nga kërkesa fillestare deri te realizimi dhe dorëzimi përfundimtar.
Aktiviteti ynë
- Konstruksione metalike
- Kapanone dhe struktura industriale
- Magazina dhe zgjidhje logjistike
- Ballkone dhe parapete
- Shkallë metalike dhe sigurie
- Kangjella, porta dhe rrethime
- Përpunim llamarine dhe çelik inox
- Sinjalistikë rrugore dhe vijëzime
- Barriera dhe parapete rrugore
- Panele antizhurmë
- Struktura për sisteme fotovoltaike
- Projekte dhe struktura të personalizuara
Vlerat tona
- Profesionalizëm & Integritet
- Cilësi
- Saktësi
- Siguri në punë
- Respektim i afateve
- Përgjegjësi
- Kujdes ndaj detajit
Nga kërkesa te realizimi
Na kontaktoni
Klienti na prezanton kërkesën, projektin ose punimin që kërkon të realizojë.
Vizitojmë ambientin / kantierin
Kur projekti e kërkon, ekipi ynë vjen në ambient për të parë kushtet reale të punës.
Matje & analizë
Bëhen matjet, analizohen kërkesat teknike dhe përcaktohet mënyra më e përshtatshme e realizimit.
Zgjidhja & oferta
Përgatitet zgjidhja e propozuar dhe oferta për realizimin e projektit.
Prodhimi & përpunimi
Pas dakordësimit fillon përpunimi, prodhimi dhe përgatitja e elementeve të nevojshme për realizimin e projektit.
Montimi & instalimi
Ekipi realizon montimin dhe instalimin e elementeve në ambientin ose kantierin e klientit.
Kontrolli final
Kontrollohet puna e realizuar dhe çdo detaj i nevojshëm përpara përfundimit.
Dorëzimi
Projekti përfundon dhe i dorëzohet klientit.
Na kontaktoni
Jemi të gatshëm t'ju këshillojmë për zgjidhjen më të mirë.